KOMUNIKATË PËR MEDIA – GIZ ka organizuar punëtori për menaxhmentin e ATK-së

GIZ ka organizuar punëtori për menaxhmentin e ATK lidhur me komunikimi joverbal dhe hyrje në inteligjencën emocionale si kornizë logjike në komunikim.

Në këtë punëtori kanë ligjëruar profesorë nga Universiteti Prishtinës “Hasan Prishtina”, Dr. Prof.  Aliriza Arënliu dhe Dr. Prof. Dashamir Bërxulli.

ATK, është mirënjohëse dhe e çmon shumë bashkëpunimin me GIZ, i cili administratën tatimore e ka mbështetur që nga viti 2010, në ngritjen e kapaciteteve njerëzore, zhvillimet e tjera institucionale duke ndihmuar në ngritjen e njësive organizative me qëllim të realizimit të objektivave të organizatës dhe në moderizimin e disa proceseve të punës.