KOMUNIKATË PËR MEDIA – GIZ, prezanton anketën me tatimpagues

Publikuar më June 30, 2016 19:33

ATK1Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, sot kanë mbajtur konferencë të përbashkët, në të cilin janë prezantuar rezultatet e anketës me tatimpagues për vitin 2015 lidhur me transparencën, efikasitetin, korrektësinë dhe  shërbimet e ATK-së, si dhe prezantimi i punës dhe të arriturave  të ATK-së deri më tani,përkitazi me te gjeturat e kësaj ankete

Në këtë konferencë ku përveç panelit i cili përbëhej nga Zëvendës Ministri i Financave, Agim Krasniqi, Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Sakip Imeri, znj. Alexandra Fehlinger, Udhëheqëse e Projektit per Reformën e Financave Publike, Zyra e GIZ-së në Kosovë, pjesëmarrës ishin edhe Deputet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, përfaqësuesit e ambasadave në Kosovë, Drejtoria e Tatimeve e Shqipërisë, Administrata Tatimore e Malit të Zi, Shoqëria Civile, Odat ekonomike, FMN, Banka Botërore, USAID, EULEX etj.

Zëvendës Ministri i Financave, Agim Krasniqi tha se sukseset e arritura të Administratës Tatimore janë falë ATK-4
mbështetjes dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me organizata ndërkombëtare. Ai falënderoi GIZ-në për hulumtimin e realizuar me tatimpagues, përmes së cilit janë dhënë vlerësime pozitive për punën dhe shërbimet e ofruara nga Administrata Tatimore e Kosovës.

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Sakip Imeri shprehu mirënjohje ndaj GIZ-së për mbështetjen e vazhdueshme që kanë ofruar për Administratën tatimore dhe Ministrinë e Financave në përgjithësi.

“Edhe kjo anketë, ka këtë qëllim, që t’i identifikojmë të metat (dobësitë) tona, aty ku tatimpaguesit konsiderojnë dhe vlerësojnë veprimet tona si të pamjaftueshme në ofrimin e shërbimeve për ta. Bazuar në të gjeturat e kësaj ankete ne do t’i orientojmë aktivitetet tona në mënyrë që tatimpaguesit t’i realizojnë të drejtat e tyre që i takojnë me ligj, dhe nuk do të lejojmë që ato të drejta të cenohen në çfarëdo forme…”

atk-3znj. Alexandra Fehlinger, Udhëheqëse e Projektit për Reformën e Financave Publike, Zyra e GIZ-së në Kosovë përgëzoi Administratën Tatimore të Kosovës dhe projektin “Reforma e Sistemeve të Financave  Publike në Kosovë”  për punën e përbashkët në anketimin e  tatimpaguesve për 2015.  Ajo tha se vetë fakti i një anketimi me tatimpaguesit sinjalizon se ATK është përcaktuar që më tutje të ndjek agjendën e tanishme të reformave, duke u zhvilluar në një administratë tatimore moderne duke synuar  arritjen standardeve të larta, drejt një administrate  me transparente, efikase dhe  të paanshme.

Në anketën e realizuar nga GIZ me tatimpaguesit perceptimet e tatimpaguesve për Administratën tatimore lidhur me transparencën, efikasitetin, korrektësinë dhe të ofrimin e shërbimeve në formë elektronike kanë qenë mjaft pozitive, por ende mbetet punë për tu bërë, andaj ATK është përkushtuar në arritjen e synimeve të saja operative dhe strategjike.