KOMUNIKATË PËR MEDIA – GIZ vazhdon ta mbështes ATK-në edhe gjatë vitit 2018

Drejtori i ATK-së Sakip Imeri me bashkëpunëtorë ka mbajt takim me Udhëheqësen e Projektit, Reforma në Financa Publike në Kosovë, Kadri Jogiste, si dhe përfaqësuesit nga GIZ me qëllim të diskutimit dhe bashkëpunimit mes ATK-së dhe GIZ-it gjatë vitit 2017 dhe përcaktimi i aktiviteteve të përbashkëta për vitin 2018.

Drejtori Imeri në këtë punëtori tha se: “Jemi mirënjohëse dhe e çmon shumë bashkëpunimin me GIZ, i cili administratën tatimore e ka mbështetur që nga viti 2010, në ngritjen e kapaciteteve njerëzore, zhvillimet e tjera institucionale duke ndihmuar në ngritjen e njësive organizative me qëllim të realizimit të objektivave të organizatës dhe në modernizimin e disa proceseve të punës”.

 Në fund, u pajtuan që ATK dhe GIZ të vazhdojnë të bashkëpunojnë në fushën e ngritjes së njohurive në trajtimin e çështjeve të TVSh sipas praktikave të BE, kontrolleve përmes veglës elektronike në mbështetje të analizës së riskut, si dhe fuqizimi dhe zgjerimi i aktiviteteve në Zyrën për Gjoba dhe Ndëshkime Administrative në ATK – ZGjoNA.