Komunikatë për media – Hoti nuk do të vendosim tatime të reja dhe nuk do të rrisim tatimet ekzistuese

Ministri Hoti bëri të ditur se do të rishikohet procesi i fiskalizimit të bizneseve me arka fiskale, për ta përmbyllur këtë proces të stërzgjatur, siç e quajti ai.

Ai gjithashtu bëri të ditur se do të përgatitet një pako të re fiskale, e cila do të jetë më e leverdishme për bizneset që të operojnë në sektorin formal dhe gjithashtu informoj bizneset se nuk do të vendosim tatime të reja dhe nuk do të rrisim tatimet ekzistuese.

“Në përputhje me kompetencat ligjore që kam, sot unë kam marrë vendim për uljen e normës së interesit për vonesat nga 15% në 11% në pagesën e taksave, për t’ju bërë të mundur bizneseve që nuk kanë mundur të paguajnë obligimet me kohë të kryejnë ato obligime me penalti më të vogla”, u shpreh Ministri Hoti.

Në ceremoninë e shënimin e 15 përvjetorit të themelimit të Administratës Tatimore, murrën pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Behxhet Haliti, Shefi i Zyrës së Fondit Monetar Ndërkombëtar në Prishtinë Frank Lakwijk, Kryetari i Odës Ekonomisë të Kosovës Safet Gërxhaliu, Kryetari i Aleancës të Biznesit Agim Shahini, Kryetari i Odës Ekonomike Amerikanë në Kosovë Arian Zeka, Drejtori i Trustit Pensional i Kosovës Ardian Zalli,  përfaqësuesi i USAID-it Luan Gashi, përfaqësuesi i GIZ-it Lukas Fischer si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve të Kosovës dhe të institucioneve ndërkombëtare.