Komunikatë për Media – Hoti: Ofrimi i lehtësirave fiskale për bizneset sa i përket investimeve të reja

Publikuar më August 28, 2015 08:51

????????????????????????????????????

Ofrimi i lehtësirave fiskale

“Ministria e Financave në vazhdimësi ka bashkëpunim me institucionet e tjera, bashkëpunim ky i cili çdoherë ka ndikuar të arrihen zhvillime të mëdha. I gjithë ky progres i arritur deri më tani ka qenë i mundur falë përkrahjes së vazhdueshme të ofruar nga ana juaj, prandaj ne ju falënderojmë të gjithëve që keni dhënë kontribut kaq të madh për progresin tonë”, tha ministri i Financave Avdullah Hoti, sot në Takimin Konsultativ me palët e interesit të organizuar nga Ministria e Financave,  me qëllim  të diskutimit të Pakos së re fiskale të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, si: Ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, Ligjin për Tatimin në të Ardhura Personale, si dhe Ligjin për Tatimin në të Ardhura të Korporatave, e cila  pako do të filloj së zbatuari nga 1 shtatori 2015.

Në këtë  tryezë  më shumë u diskutua për draftet e udhëzimeve administrative që janë përgatitur për 3 ligjet e pakos fiskale. Ministri Hoti tha se “Duhet të them që këto drafte janë përgatitë në afat rekord nga stafi i Ministrisë së Financave, ATK-së dhe ekspertë të tjerë të involvuar në përgatitjen e këtyre udhëzimeve, proces ky, që në raste të tjera ka marr nga 3 muaj deri në 6 muaj kohë, mirëpo kësaj radhe është përgatitë brenda 1 muaji, është finalizuar gjithë kjo punë, një material shumë voluminoz , shumë teknik dhe shumë profesional, që ne sot do të prezantojmë para jush dhe edhe ju mund të jepni  komentet e juaja në këto drafte.”

“Heqja e TVSH-së nga makineria prodhuese, nga lënda e parë dhe nga teknologjia informative, janë këto

????????????????????????????????????

Nga takimi për ofrimin e lehtësirave fiskale

3 ndryshime të mëdha që kanë ndodh në ligjin e TVSH-së. Por, ne dëshirojmë që bashkërisht të diskutojmë dhe të marrim komentet e juaja se çka konsiderojmë makineri prodhuese se si mund ti kodifikojmë më mirë ato, si mund ti përkufizojmë më mirë ato që të mos kemi dilema as në Dogana dhe as në ATK, në punën e përditshme dhe në komunikimin e përditshëm me ju. Ti definojmë lëndët e para, ti kodojmë ato në Dogana dhe ta kemi më lehtë  që të operojmë me to dhe ta definojmë listën e pajisjeve që i konsiderojmë si IT. Ndërsa, tek ligji për të ardhurat e korporatave, ndryshimet që kanë ndodhë janë pak a shumë teknike të cilat do ti shihni, por është një ndryshim i madh aty tek këto lirimet tatimore që e kemi pjesë të programit të Qeverisë. Pra, ofrimi i lehtësirave fiskale për biznese  sa i përket investimeve të reja”, ka shtuar Ministri Hoti.

Ai, gjithashtu kërkoi vëmendjen e komunitetit e biznesit, ekspertëve të pavarur, shoqërisë civile dhe palëve tjera të interesit  që të japin  komente për sqarime shtesë ose për të treguar përvojën e tyre me ligjet e mëparshme dhe si mund ti pasurojmë më mirë këto udhëzime administrative  dhe implementimit të këtyre ligjeve në praktik.

Ud. Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kovës, Nahit Sharku bëri të ditur se ATK ka bërë të gjitha përgatitjet që të përgatiten format dhe procedurat, në mënyrë që legjislacioni të fillojë së zbatuari nga momenti siç është përgatitë me ligj.

“Ne do të vazhdojmë bashkërisht që të punojmë në mënyrë që të krijojmë edhe kushte sa më të lehta dhe procedura sa më të lehta që ju ti kryeni obligimet ligjore në aspektin  e deklarimit dhe pagesës së tatimit me kohë”.

????????????????????????????????????

Nga takimi për ofrimin e lehtësirave fiskale

“ATK-ja me këshilltar dhe ekspertë ka marrë pjesë në mënyrë të vazhdueshme në grupe punuese të themeluara nga MF-ja dhe besoj se kontributi i këtyre ekspertëve ka dhënë mundësinë që ne sot të kemi një brumë për ta diskutuar, udhëzimeve administrative dhe poashtu të diskutojmë për nevojat dhe ndoshta edhe të plotësojnë bazuar në informatat që ne do të marrim nga ana e juaj. Dhe, gjithashtu bashkërisht të ecim në përgatitjen e Udhëzimeve Administrative ashtu siç kemi bërë në përgatitjen e ligjeve tatimore”, ka thënë Sharku.

Kryesuesi  i Komitetit Tatimor të Odës Ekonomike Amerikane Ruzhdi Zenelaj  në emër të Odës Ekonomike Amerikane  falënderoj Ministrisë e Financave dhe ATK-në për dhënien e mundësisë që edhe OEAK të jetë pjesë gjatë procesit të hartimit të këtij legjislacioni.

“Ne nga Oda Ekonomike Amerikane kemi pas edhe komente inicuese para se grupet të fillojnë me hartimin e legjislacionit, për të cilat sinqerisht dëshirojë të ju falënderoj se të gjitha ato komente janë marrë për bazë. Ne gjithmonë jemi munduar të japim përkrahje për të  siguruar një treg më të favorshëm për të bërë biznes.”

Ndërsa, nënkryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Suad Berisha, ka bërë të ditur se Aleanca Kosovare e Biznesit gjithashtu në vazhdimësi ka qenë pjesë aktive në hartimin e  këtyre ligjeve dhe në vazhdimësi ka dhënë kontributin e vetë me propozime konkrete në atë mënyrë që bizneseve në të ardhmen sa më tepër të ju lehtësohet aktiviteti banesor.

Sipas tij, “Aleanca Kosovare e Biznesit ka pasur pritje të mëdha nga ky kabinet qeveritar, sidomos për shkak të kapaciteteve profesionale por edhe akademike që ka ky Kabinet,  andaj edhe më tutje ne jemi kërkues në favor të lehtësimit të komunitetit të bizneseve”.

Në këtë takim përveç zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Financave dhe përfaqësuesve të Komunitetit të Biznesit pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe palë të tjera të interesit.