KOMUNIKATË PËR MEDIA – Këmbimi i përvojave në fushën e Transferimit të Çmimit

Publikuar më July 19, 2017 19:50

Nga 17 deri 21 Korrik 2017 përfaqësues të ATK janë duke qëndruar në punëtorinë e organizuar nga OECD në Qendrën e Trajnimeve të Agjencisë së të Hyrave në Ankara-Turqi.

Qëllimi i punëtorisë është këmbimi i përvojave në fushën e Transferimit të Çmimit, me theks të veçantë në zbatimin e udhëzuesit të OECD për Transferimin e Çmimit.

Gjithashtu,  temë e diskutimit është edhe puna e bërë nga grupet punuese të OECD,  që do të reflekton në ndryshimin e këtij udhëzuesi, konkretisht raporti 8, 9, 10 dhe 13 i BEPS (Base Erosion and Profit Shifting) në vija të trasha.

Në punëtori ishte mundësia që të ndahen përvojat nga përfaqësuesit e 13 shteteve, e të cilat konsiderohen si të dobishme posaçërisht për Kosovën, e cila është në fazën e përgatitjes së legjislacionit dhe resurseve humane,  për trajtimin e çështjeve që ndërlidhen me Trasferimin e Çmimit.