KOMUNIKATË PËR MEDIA – Konfiskohen 143 printerë jo- fiskal

Publikuar më June 3, 2016 14:42

20160602_095001 (2)

Administrata Tatimore e Kosovës, në periudhën e fundit ka rikujtuar të gjithë tatimpaguesit se janë të obliguar të mbajnë librat dhe regjistrimet, të pajisen me Arka Fiskale dhe ti shfrytëzojnë në pajtim me ligjet e aplikueshme në Kosovë.

Gjatë aktiviteteve të rregullta brenda orarit të punës dhe pas orarit, ATK-ja ka vërtetuar se një numër i tatimpaguesve, pavarësisht nga ftesa përmes njoftimeve publike për instalimin e pajisjeve fiskale dhe shfrytëzimin e tyre në pajtim me Udhëzimin dhe Ligjin, ka konstatuar mos zbatim të konsiderueshëm, i cili shkakton efekte negative në aktivitetet biznesore, klimë jo konkurruese dhe humbje për buxhetin e Kosovës.

Departamenti i Operacioneve – drejtorit rajonale të Administratës Tatimore të Kosovës, gjatë muajit 20160602_095033Prill- Maj 2016 ka zhvilluar aktivitet shtesë pas orarit të punës për trajtimin e procesit të Fiskalizimit me Pajisje Elektronike Fiskale, si:

  1. Instalimin dhe transmetimi i të dhënave nga pajisja Fiskale,
  2. Lëshimi i Kuponëve Fiskal me qëllim të regjistrimit të çdo shërbimi/shitjeje dhe
  3. Trajtimi/konfiskimi i printerëve jo fiskal.

Në këtë periudhë janë realizuar gjithsejtë 2681 vizita tek tatimpaguesit,  nga të cilat është konstatuar:

  • Mos instalim i pajisjeve fiskale – 335 biznese,
  • Mos transmetim i të dhënave – 638 arka fiskale,
  • Pajisje jo fiskale – 143(printerë jo fiskalë).

Si rezultat i këtyre të gjeturave ATK-ja, ka ndërmarrë këto veprime:
20160602_114359 (2)

-Janë konfiskuar 143 printerë jo fiskal dhe

-Janë lëshuar gjithsej 782 gjoba, në vlerë 133,250.00€.

Administrata Tatimore e Kosovës është e vendosur për vazhdimin e aktiviteteve shtesë gjatë dhe pas orarit, me qëllim të verifikimit të instalimit dhe përdorimit të pajisjeve fiskale te të gjitha bizneset, të cilat ushtrojnë aktivitet ekonomik në Kosovë.