KOMUNIKATË PËR MEDIA – Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi priti në takim drejtorin e Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri

Publikuar më February 15, 2016 13:39

IMG_6093Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, priti sot në një takim pune drejtorin e Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri, ku u bisedua për mundësinë e rritjes së efikasitetit të punës së Prokurorit të Shtetit, në rastet kur paraqitet nevoja të sigurohen informatat për personat që bien ndesh me ligjin dhe i shmangen obligimeve tatimore.

Me theks të veçantë në këtë takim u diskutua për mundësinë e zgjerimit te bashkëpunimit edhe ne fushën e trajnimeve të përbashkëta në mes prokurorëve të Shtetit dhe hetuesve tatimor, lidhur me luftën kundër korrupsionit, krimeve ekonomike dhe krimeve financiare.

Të dyja palët u pajtuan që të angazhohen në intensifikimin e bashkëpunimit në mes këtyre dy institucioneve, në funksion të ngritjes së vetëdijes së tatimpaguesve për të bërë deklarimin e saktë të obligimeve tatimore të çdo individi dhe çdo biznesi.