KOMUNIKATË PËR MEDIA – Maturantët njoftohen me Sistemin Tatimor në Kosovë

Publikuar më May 11, 2016 15:00

20160414_121045Administrata Tatimore e Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, si dhe Drejtoritë e Arsimit në Komunat përkatëse, ka mbajtur Seminare për maturantët në të gjitha Regjionet e saj.

Maturantëve të Shkollave të Mesme, u është prezantuar tema “Sistemi Tatimor në Kosovë”.

Qëllimi i këtyre seminareve ishte edukimi i nxënësve/maturantëve, lidhur me funksionimin e Sistemit Tatimor në Kosovë.

Prezantimi është mbajtur në të gjitha Regjionet e ATK-së, ku pjesëmarrës ishin maturantët e shkollave të mesme nga komunat, si: Prishtinë, Obiliq, Fushë Kosovë, Drenas, Lipjan, Podujevë, Gjilan, Ferizaj, Prizren, Rahovec, Malishevë, Gjakovë, Deçan, Junik, Istog, Klinë, Pejë, Vushtrri, Mitrovicë dhe Skenderaj.

Temat të cilat u prezantuan/trajtuan në këtë seminar, ishin: Çfarë janë tatimet?, Si mblidhen tatimet?, Çfarë janë taksat?, Cilët janë Trupat Administrativ Tatimor?, Llojet e tatimeve, Normat tatimore, Përmbushja e detyrimeve tatimore, Parimet bazë të ndërtimit të një sistemi tatimor, Lehtësitë në pagesë të tatimeve, Vetëdijesimi për të marrë kuponin fiskal, Rimbursimi i mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal dhe Linja e bashkëpunimit pa pagesë. Po ashtu, gjatë prezantimit, nxënësve/maturantëve iu mundësua ndjekja e spoteve të përgatitura nga ATK.

Gjatë prezantimit, gjerësisht u sqarua se përmbushja e obligimeve tatimore nga qytetarët e Kosovës, në20160419_104651
mënyrë direkte krijon parakushte më të mira për ngritjen e  mirëqenies së qytetarëve të Kosovës, në të gjitha fushat e jetës.

Gjithashtu, nxënësit kuptuan se pagesa e tatimit mundëson gjëra të cilat nuk do të mund t’i krijojë një njeri i vetëm, si: Arsim, Shëndetësi, Infrastrukturë, etj. dhe se tatimet sjellin shumë më shumë të mira nga sa e kanë vlerën vetë.

Njëherësh, nxënësit patën mundësinë që të ndjekin spotet mediale të ATK-së për rolin dhe funksionin që luan Kuponi Fiskal, ku nxënësit arritën të kuptojnë se edhe pajisja me kupon fiskal ndikon drejtpërdrejtë në forcimin e shtetit.

image-2f7921f57fc12936f56b5d321e673c761dacae0a8343ef7fc9c17e0b275bd84b-VGjatë këtyre seminareve, nxënësit parashtruan pyetje të ndryshme lidhur me temat e prezantuara. Për të gjitha pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, janë ofruar përgjigje adekuate nga prezantuesit e seminareve.

Nxënësve u janë shpërndarë materiale informuese nga ATK, si: Fletëpalosjet dhe Broshurat: “Informata të Përgjithshme për Administratën Tatimore të Kosovës, Të drejtat dhe obligimet e Tatimpaguesit, Pyetje – Përgjigje për TVSh, TAK, TAP, Informata për Borxhin Tatimor, Udhëzues mbi paraqitjen e informacioneve mbi Evazionin tatimor, Korrupsionin apo sjelljet jo të mira të stafit të ATK-së, Instalo Pajisje Fiskale dhe lësho Kupon Fiskal, Të Ardhurat tuaja janë objekt tatimi”, “Mbajë dokumentacionin sipas Ligjit”,  “Regjistrohu, deklaro dhe paguaj tatimin”, “Udhëzues për dorëzimin e plikove me Kuponë Fiskal, etj.

Në fund të këtyre prezantimeve, ATK-ja, ka premtuar se aktivitetet e tilla, do të jenë edhe më gjithëpërfshirëse në të ardhmen.