Memorandum Mirëkuptimi mes ATK-së ambasadës së Britanisë së Madhe dhe ambasadës së Gjermanisë

KOMUNIKATË PËR MEDIA – Memorandum Mirëkuptimi mes ATK-së ambasadës së Britanisë së Madhe dhe ambasadës së Gjermanisë

Sot është nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi mes Administratës Tatimore të Kosovës, ambasadës së Britanisë së Madhe dhe ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë.

Me anë të këtij memorandumi synohet që të ofrohet ndihmë për Administratën Tatimore të Kosovës në ngritjen e kapaciteteve në fushën e raportimit financiar dhe analizës së pasqyrave financiare.

Drejtori i ATK-së Sakip Imeri gjatë ceremonisë së nënshkrimit nënvizoj se sot, për administratën tatimore është një ngjarje me rëndësi, do të nënshkruhet një memorandum i mirëkuptimit në mes të ATK-së dhe dy institucioneve përfaqësuese të Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë, e cila do të jetë në funksion të fuqizimit edhe më të madh të kapaciteteve humane në ngritjen e përmbushjes tatimore.

ATK, me kapacitetet e saja dhe në bashkëpunim edhe me institucionet tjera të zbatimit te ligjit, është e përgatitur që të zbatoj të gjitha iniciativat e Qeverisë në funksion të lehtësimit të të bërit biznes në Kosovë, jemi të përkushtuar që të punojmë me përfaqësuesit e bizneseve që të mbështesim të gjitha përpjekjet për një zhvillim sa më të madh ekonomik dhe konkurrencë të ndershme në treg.

Prioritet është luftimi i informalitetit në Kosovë, posaçërisht në pjesën e ekonomisë së hirtë, ku ka përgjegjësi ATK.

E nga ana tjetër, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Ruairi O’Connell
tha se jam shumë i kënaqur që sot jemi së bashku me një qëllim,  që ta mbështesim ATK në zbatimin e reformave të domosdoshme, por edhe sfiduese. Ambasadori O’Connell
ndër tjera, tha se në Kosovë ka shumë biznese të cilat nuk i kryejnë obligimet tatimore dhe kjo  përveç që i pengon bizneset të cilat janë të rregullta,  pengon jashtëzakonisht që të zhvillohet treg i drejt dhe konkurrues, andaj ne po punojmë që të rrisim kapacitete profesionalë të ATK-së në mënyrë që këto dukuri të luftohen.

Ndërsa, ambasadori i Gjermanisë, Christian Heldt shtoj se jemi këtu që të bëjmë më të lehtë punën e ATK-së, si dhe të përforcojmë institucionet e Kosovës. Andaj, jemi mbledh që ATK-së ti mundësojmë zhvillimi të mëtutjeshëm të kapaciteteve të saj, në mënyrë që secili zyrtarë i këtij institucioni të ndihet krenar për ndihmën që i jep këtij vendi- përmes punës së tij. Gjermania ka bashkëpunim të ngushtë me ATK për disa vite dhe besojmë që do të vazhdojmë që ta thellojmë bashkëpunim, në fushat ku administrata tatimore ka nevojë.

Ky memorandum është në interes të të gjitha palëve, i cili do të reflektoj në përmirësimi e shërbimeve ndaj tatimpaguesve.