KOMUNIKATË PËR MEDIA – Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet ATK-së dhe Agjencisë shtetërore të Koresë së Jugut për Siguri të Internetit -KISA

Publikuar më November 10, 2017 12:14

Administrata Tatimore e Kosovës dhe Agjencia shtetërore e Koresë së Jugut për Siguri të Internetit ( KISA), kanë nënshkruar sot një Memorandum Mirëkuptimi, me qëllim të bashkëpunimit ndërmjet palëve në fushën e sigurisë kibernetike.

Objektivi i përgjithshëm i këtij MiM, përfshinë lehtësimin e bashkëpunimit ndërmjet palëve, për promovimin e  projekteve që nxisin bashkëpunimin, në fushat e ndërlidhura me sigurinë kibernetike.

Të dy palët do të bashkëpunojnë në ofrimin dhe shkëmbimin e përvojave, në fushat e sigurisë kibernetike me qëllim të përfitimit të dyanshëm.

Grupi i ekspertëve nga KISA ka zhvilluar punëtori një javorë me Administratën Tatimore dhe institucionet tjera të Kosovës, të cilat kanë shprehur interes për fushën e sigurisë së TI.

KISA është edhe njëra nga shumë institucionet ndërkombëtare, më të cilat ATK në vazhdimësi thellon bashkëpunimet.