Komunikatë për Media – Ministri Hoti takohet me kryetaren e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari Lila

Publikuar më September 6, 2016 14:50

MF-02 (002)Ministri i Financave Avdullah Hoti sot gjatë vizitës në komunën e Gjakovës është pritur në  takim nga kryetarja e saj Mimoza Kusari Lila, nga e cila u njoftua për zhvillimet ekonomike dhe për projektet zhvillimore të kësaj komune. Kryetarja Kusari Lila  tha se ne si Komunë jemi të përkushtuar që shumë projekte komunale ti realizojmë me Partneritet Publiko Privat ku edhe shprehi mirënjohje për përkrahjen që Komiteti i Partneritetit Publiko Privat po i jep kësaj Komune.

Ministri Avdullah Hoti tha se “duke pasur parasysh që udhëheqja komunale është e lidhur MF-03 (002)drejtpërsëdrejti me qytetarin, komuna e Gjakovës  duhet të merret si shembull për të mirë edhe nga komunat tjera në Kosovë se si duhet të përkrahet zhvillimi i bizneseve nga udhëheqësit komunal dhe ofrimi i shërbimeve sa më të mira për qytetarët e kësaj komunë”.

Ai  duke shprehur përkrahjen e tij për kryetaren e Gjakovës  për realizimin e projekteve kapitale të kësaj komune të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në jetën e qytetarëve në komunën e Gjakovës, bëri të ditur se “me MF-01 (002)kryetaren Mimoza Kusari Lila në takim kemi diskutuar shumë çështje  me interes për qytetarët e kësaj komune, në veçanti projektin e rrugëve për hyrje daljet në qytetin e Gjakovës. Dhe shpresojmë që ky projekt të realizohet sa më shpejtë në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Kuvendin Komunal të Gjakovës”.

Ndërsa, kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari Lila  tha se me ministrin Avdullah Hoti përveç projektit të rrugëve për hyrje daljet në komunën tonë, biseduam edhe për kërkesat buxhetore dhe projekte të tjera kapitale.

Ministri i Financave Avdullah Hoti gjatë qëndrimit në komunën e  Gjakovës, së bashku me drejtorin e ATK-së Sakip Imeri vizituan edhe Ndërmarrjen Publike “Aeroporti i Gjakovës” si dhe NTP “Wear&Go” rrobaqepësi si dhe qumështoren “Golaj”.