KOMUNIKATË PËR MEDIA – Ministri Hoti viziton zyrat regjionale të ATK-së në Ferizaj dhe Gjilan

Publikuar më July 6, 2015 21:47

DSC_0115Ministri i Financave Avdullah Hoti vizitoi sot zyrat regjionale të Administratës Tatimore të Kosovës në Ferizaj dhe Gjilan, ku tha se në Administratën Tatimore të Kosovës ka pasur zhvillime pozitive në fushën e mbledhjes së detyrimeve tatimore për buxhetin e shtetit, si dhe në fushën e sundimit të ligjit me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për të bërë biznes në Kosovë, e në veçanti ofrimin e shërbimeve më të mira dhe më të shpejta për tatimpaguesit.

Ministria e Financave ka investuar shumë në përgatitjen e stafit të ATK-së në mënyrë që të kemi një administratë tatimore të aftë  për tu përballur me sfidat e saja dhe njëherit edhe për të realizuar objektivat e veta. Gjithashtu, në kuadër të këtyre investimeve hyjnë edhe reformat të cilat kanë të bëjnë me bashkimin e ATK-së dhe Doganës në të ardhmen, me qëllimin e vetëm që të rrisim cilësinë e shërbimeve në raport me bizneset dhe qytetarët e Kosovës.

“ Sot jam këtu për të ju dhënë përkrahje edhe në fushën e luftimit të ekonomisë joformale si një fenomen i cili po e dëmton vendin dhe zhvillimin e biznesit formal dhe dua të theksoj se Ministria e  Financave ështDSC_0113ë bartëse e implementimit të strategjisë për luftimin dhe parandalimin e ekonomisë jo-formale si dhe dukurive tjera negative, luftimi  i ekonomisë joformale është një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Financave, respektivisht Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke i inkuadruar edhe përfaqësuesit e bizneseve, shoqërisë civile dhe institucionet relevante shtetërore në Kosovë”, tha ministri Hoti.

E nga ana tjetër u.d. drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Nahit Sharku tha se Administrata Tatimore e Kosovës, është e përkushtuar në trajtimin e barabartë të të gjithë tatimpaguesve, gjithashtu ATK-ja është e palëkundur në qëndrimet e saj në zbatimin e plotë të legjislacionit tatimor, në mënyrë që të krijoj kushte më të mira për zhvillimin e biznesit në Kosovë.

Ndër të tjera, z. Sharku porositi zyrtarët e ATK-së, që të kenë parasysh  se efikasiteti dhe angazhimi i pandërprerë, janë  mënyrat e vetme të cilat  kontribuojnë  drejtpërdrejt në ndërtimin e shtetit  dhe njëherit  në ngritjen e  standardeve jetësore të popullit të Kosovës.

Gjatë këtyre vizitave ministri Hoti së bashku me drejtorin e ATK-së kanë zhvilluar takim me kryetarin e komunës së Gjilanit, ku është diskutuar për ngritjen e bashkëpunimit, kryesisht në zbatimin e pakos së re fiskale. Kryetari Lutfi Haziri ofroi mbështetje dhe bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe ATK-në për përmbushjen e objektivave, duke zbatuar pakon e re fiskale.