KOMUNIKATË PËR MEDIA – Ministri i Financave Avdullah Hoti vizitoj sot Administratën Tatimore të Kosovës

Publikuar më January 16, 2015 08:01

DSC_0076Ministri i Financave, Avdullah Hoti ka ofruar mbështetje për Administratën Tatimore të Kosovës  në realizimin e objektivave, si dhe ka kërkuar përkushtim maksimal në luftimin e ekonomisë joformale e cila njëkohësisht është edhe njëra ndër synimet e Qeverisë së Kosovës.

Këto komente ministri Hoti i ka bërë gjatë vizitës në Administratës Tatimorë të Kosovës, ku është pritur nga drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Behxhet Haliti dhe zyrtarë tjerë të lartë të këtij institucioni

Ministri Hoti në këtë takim u njoftua edhe për punën, angazhimin e ATK-së në përmbushjen e misionit dhe ofrimit të shërbimeve sa më cilësore për të gjithë tatimpaguesit, në funksion të realizimit të Programit Qeveritar,  rritjes ekonomike,  dhe ndikim pozitiv  në mbledhjen e të hyrave.

DSC_0058

z.Haliti gjatë takimit  nënvizoj se “në vazhdimësi kemi një trend stabil të të hyrave të rregullta , ofrim të shërbimeve mbi 44,000 t/p deklarojnë e paguajnë tatimet nga zyre e shtëpitë e veta përmes EDI-t, shërbimet e ofruara janë ndër shërbimet më të mira institucionale në vend, duke ju mbajtur dhe krijimin e një mjedisi miqësor, i cili mbështet fuqimisht përmbushjen e detyrimeve tatimore nga ana e tatimpaguesve, në mënyrë që të arrihet efekti sa më i lartë i ndikimit të sjellja e tatimpaguesve, me përdorimin e sa më pak burimeve. E gjithë kjo në funksion të misionit kryesor- ofrimi i shërbimve sa më cilësore, duke iu ndihmuar atyre të kuptojnë dhe plotësojnë përgjegjësitë e tyre tatimore dhe të zbatojmë ligjin me integritet dhe drejtësi për të gjithë, përmes një strategjie pro-aktivë të përmbushjes”.

Ndër të tjera,  ministri Hoti bëri të ditur se “në një periudh të afërt do të bëjë ndryshim plotesimin e legjislacionit tatimore dhe do të  punojmë në ngritjen e kapaciteteve drejtim vazhdimit të projekteve të përbashkëta, mes dy organeve kryesore për grumbullimin e të hyrave, Administratës Tatimore dhe Doganës së Kosovës, drejt integrimit funksional dhe mbledhja e TVSH-së në brendi, me qëllim të krijimit të lehtësirave për komunitetin e biznesit dhe ngushtimit të hendekut tatimor”.