KOMUNIKATË PËR MEDIA – Ministri i Financave z.Besim Beqaj vizitoi ATK-në

Publikuar më June 18, 2013 09:05

Vizita_ministrit_Beqaj

Ministri i Financave Besim Beqaj ka ofruar mbështetje për Administratën Tatimore të Kosovës  duke e cilësuar një institucion jashtëzakonisht i suksesshëm, që çdo vit po përmirëson performancën e tij dhe i cili këtë vit jo vetëm që e realizon planifikimin të hyrave por shkon edhe mbi planin, duke shtuar se synim i Qeverisë  nuk është vetëm të shkohet në planifikime dhe grumbullime, por synim i yni është që të kemi kënaqësi tek tatimpaguesi me shërbimet që i ofron Administrata Tatimore e Kosovës.

Këto komente ministri Beqaj i ka bërë gjatë vizitës Qendrës së Shërbimit të Tatimpaguesve të Administratës Tatimorë të Kosovës,  ku është pritur nga drejtori i përgjithshëm i ATK-së Behxhet Haliti dhe zyrtarë tjerë të lartë të këtij institucioni.

Ministri Beqaj këtë takim e cilësoi si takimin njoftues me institucionin,  ku u njoftua se nga totali i deklarimit apo i grumbullimit të taksave ku ka një numër jashtëzakonisht të  madh të deklaruesve vullnetarë, që tregon për rritjen e përgjegjësisë të qytetarëve karshi shtetit dhe obligimet që ka në raport me shtetin.

“Ne diskutuam edhe për mundësinë e zgjerimit të bazës së tatimpaguesve, aktivitete të shtesë të cilat duhet të bëhen nga Administrata Tatimore e Kosovës,por

New Imagesiç po shihet edhe këtu është një digjitalizim, një tendencë për digjitalizimin e shërbimeve, që në një formë kursen kohën e qytetarëve – taksapaguesve, por në mënyrë të drejtpërdrejtë  ndikon edhe në saktësinë, “, tha ministri Beqaj.

Ai gjithashtu theksoi se një aktivitet i tille ndihmon edhe eliminimin e punësimit joformal, sepse ka shumë punëtorë të cilët tani në mënyrë elektronike mund të tërheqin certifikatat e tyre të kontributit qoftë në pension apo edhe tatimeve të tjera.

“Prandaj, në këtë drejtim unë i inkurajova ATK-në që të vazhdon me reformën e vetë. Reforma nuk është proces që ka një fillim dhe një përfundim, por është një proces i cili në çdo kohë duhet del përballë kërkesave të reja të cilat vijnë nga tregu, me një respektim të pa kontestueshëm të ligjeve, me një barabarësi në drejtim të taksapaguesve, por njëkohësisht edhe në tendencën, në bashkëpunim edhe me agjencionet tjera që të eliminojnë të gjitha veprimet që janë devijante, siç është evazioni fiskal apo edhe çfarëdo veprimi tjetër, i cili në një formë ose në formën tjetër e ulë konkurreshmërinë apo nuk i trajton barabartë qytetarët e Kosovës”, ka shtuar Ministri Beqaj.

Drejtori Behxhet Haliti tha se e njoftoi Ministrin Beqaj  për të arriturat dhe sfidat e ATK-së dhe me këtë rast ka thënë se si menaxhment i ATK-së janë zotuar që do të vazhdojnë me punën për të realizuar misionin që u është besuar, në trajtimin e barabartë, njëtrajtshëm të gjitha ligjeve tatimore,  ofrim të shërbimeve profesionale dhe transparente.

“Ndërsa, nga Ministri morëm përkrahjen se do të vazhdon mbështetja e Ministrisë së Financave, pa të cilën mbështetje rezultati i ATK-së nuk do të ishte ky që është” tha drejtori i ATK-së Behxhet Haliti.

 Ai shtoi se ofrimi i shërbimeve siç është edhe në këtë Qendër për shërbim të Tatimpaguesve, ka sigurua ka tregua se është inkurajues dhe i inkurajon gjithë tatimpaguesit për deklarimin dhe pagesën e obligimeve tatimore, tha drejtori i ATK dhe shtoi se me këtë formë të punës do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

“Plani aktual është mbi 300 mijë milionë dhe aktualisht për 5 muajt e kaluar ne jemi brenda planit në një tejkalim prej 3 % dhe jemi diku rreth 10% më shumë se sa viti paraprak. Kjo është arritur falë një plani detal të veprimit, një përkushtimi të stafit, dhe një bashkëpunimi me agjencionet tjera Doganën, Ministrinë e Financave, për një trajtim dhe një shtrirje horizontale gjithë përfshirje të tatimpaguesve. Nëse vazhdon dinamika e zhvillimit ekonomik që është aktualisht ne jemi besojmë brenda objektivave të planifikuara nga Ministria e Financave”, tha kreu i ATK-së.