KOMUNIKATË PËR MEDIA – Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar prezanton të gjeturat për ATK-në

Publikuar më February 26, 2014 10:20

DSC_0158Gjatë muajit Shkurt në ATK ka qëndruar misioni i FMN-së,  i cili është një mision i rregullt i cili organizohet çdo vit.

Gjatë kësaj kohe janë organizuar takime intensive me zyrtare të ATK-së me qellim të ndarjes së progresit të arritur vitin e fundit. “Menaxhimi i përmbushjes mund të konsiderohet të jetë shembull i praktikës më të mirë në rajon. Krahasuar me vendet e tjera të Evropës Juglindore, nuk ka dyshim se administrata tatimore në Kosovë ka zhvilluar një sistem të shkëlqyeshëm të menaxhimit të përmbushjes tatimore. Planet vjetore për trajtimin e rreziqeve janë përditësuar vazhdimisht dhe ekziston një kornizë solide e raportimit, e cila e mbështet ATK-në në realizimin e aktiviteteve të saj për trajtimin e rreziqeve në nivelin operacional. Megjithatë, ende ka shumë hapësirë për përmirësim. Si hap të ardhshëm, sugjerojmë që ATK të zhvillojë vegla për matjen e rezultateve të intervenimeve të saj në përmbushje. Një sistem i duhur i matjes do t’i mundësojë ATK-së të kontrollojë cilësinë e trajtimit të rreziqeve, e kështu të rris ndikimin e Planit të saj për Trajtimin e Rreziqeve”,

kjo përmbledhje ishte një e gjetur e Fondit Monetar Ndërkombëtar për Administratën Tatimore të Kosovës.

Gjatë kësaj vizite,  FMN ka bërë të ditur se ATK-ja është në rrugë të drejt për të arritur synimet dhe njëkohësisht për të përmbushur kërkesat dhe rekomandimet e misionetev ndërkombëtare.