KOMUNIKATË PËR MEDIA – Njoftimi i nxënësve me sistemin tatimor në Kosovë

Në mënyrë që nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të njoftohen me rolin e Administratës Tatimore të Kosovës në mbledhjen e të hyrave për buxhetin e Republikës së Kosovës, si dhe rëndësinë e tatimeve në zhvillimin e përgjithshëm të shtetit,  në të gjitha drejtorit regjionale të ATK-së, janë organizuar  seminare me nxënës.

Lidhur me rolin dhe rëndësinë e tatimeve, ATK ka përgatitur materialin në formë vizuele, ku gjatë prezantimit, gjerësisht u sqarua se përmbushja e obligimeve tatimore nga qytetarët e Kosovës, në mënyrë direkte krijon parakushte më të mira për ngritjen e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës, në të gjitha fushat e jetës.

Nxënësit gjatë këtyre prezantimeve, me interesim të veçantë u parashtruan pyetje të shumta zyrtarëve të ATK-së, lidhur me tatimet.

Për gjatë periudhës janar-shtator 2018 janë mbajtur 47 seminare me nxënës, në të gjitha regjionet e ATK-së.