(sq)

Lidhur me rolin dhe rëndësinë e tatimeve, Administrata Tatimore e Kosovës, kishte përgatitur materialin në formë vizuale, enkas për nivelin e njohurive të nxënësve, të cilin para të pranishmëve e shpalosi Menaxheri i Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve, Sami Salihu.

Gjatë prezantimit, gjerësisht u sqarua se përmbushja e obligimeve tatimore nga qytetarët e Kosovës, në mënyrë direkte krijon parakushte më të mira për Mitrovicengritjen e  mirëqenies së qytetarëve të Kosovës, në të gjitha fushat e jetës.

Gjithashtu, nxënësit kuptuan se Tatimi mundëson gjëra të cilat nuk do të mund t’i krijojë kurrë një njeri i vetëm, si: Arsim, shëndetësi, infrastrukturë, etj. dhe se Tatimet sjellin shumë më shumë të mira nga sa e kanë vlerën vetë.

Njëherësh, nxënësit patën mundësinë që të ndjekin spotet mediale të ATK-së për rolin dhe funksionin që luan Kuponi Fiskal.

GjilanEntuziazmi i nxënësve ishte tejet i lartë për t’u njohur me Tatimet dhe Rolin e tyre, ku u parashtruan shumë pyetje zyrtarëve të ATK-së.

Në fund të këtij takimi, ATK-ja premtoi së vizitat e tilla do t’i mirëpres edhe nga nxënësit e mjediseve tjera të Kosovës.

Administrata Tatimore e Kosovës