KOMUNIKATË PËR MEDIA – Palët e Interesit të kënaqur me progresin e ATK-së

Publikuar më October 8, 2013 15:58

Takimi me palet e interesit 1

Administrata Tatimore e Kosovës ka mbajtur takimin e radhës me palët e interesit, takim ky që është bërë tanimë i rregullt. Në këtë takim pjesëmarrës kanë qenë përfaqësues nga Ministria e Financave, Doganat, OEK, AMCHAM, AKB, SKAK,TRUSTI, FMN, GIZ, Auditori Gjeneral etj. Qëllimi i takimit ishte prezantimi i progresit të ATK-së deri më tani, prezantimi i produkteve të reja të digjitalizuara për tatimpaguesit si dhe shpalosja e planeve për të ardhmen.

Në takim Drejtori i ATK-së ka prezantuar progresin e deri tanishëm, duke përfshirë këtu ofrimin e lehtësirave për përmbushje vullnetare, trajtimin e barabartë të të gjithë tatimpaguesve si dhe realizimin me sukses të planifikimeve për  mbledhjen e të hyrave.

Drejtori i ATK-së duke i falënderuar përfaqësuesit e institucioneve për bashkëpunimin e vazhdueshëm, ka shprehur gatishmërinë e ATK-së për vazhdimin e bashkëpunimit dhe në të ardhmen, për arritjen e sukseseve të përbashkëta. Ai pastaj shpalosi progresin e arritur për këtë nëntëmujor:

Për periudhën Janar – Shtator  të vitit 2013, ATK ka arritë të mbledhë të hyra rreth  226.4 mil.€ që do të thotë se për 3 % ka tejkaluar projeksionet për vitin 2013.  Në krahasim me vitin e kaluar,  periudha e njëjtë është më e lartë, mbi 11 %, ose 23.1 milionë euro.

Gjithashtu gjatë kësaj periudhe janë mbledhë Kontribute Pensionale në vlerë prej 85.2 mil.€.

te_hyrat

Përkushtimi ndaj tatimpaguesve :

Qendra e Thirrjeve

  • Njofton tatimpaguesit për të gjitha obligimet tatimore.
  • Të hyrat e realizuara nga Qendra e Thirrjeve për këtë periudhë janë 1.2 milionë €.
  • Janë kontaktuar 15 681  tatimpagues.

Edukimi dhe Shërbimi ndaj Tatimpaguesit:

  • Qendra e Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve mesatarisht gjatë ditës frekuentohet nga   500 tatimpagues dhe mbulon 2/3 e numrit të tatimpaguesve,
  • Gjatë kësaj periudhe nga kjo qendër janë realizuar 3 665 këshilla tatimore,
  • Janë ofruar 3 412 përgjigje ndaj tatimpaguesve,
  • Është hartuar dhe publikuar doracaku “Pyetje dhe Përgjigje” i cili përmban 247 pyetje më të shpeshta dhe përgjigje,

Takimi me palet e interesit 2

Deklarimi elektronik-EDI

  • Deri më tani janë regjistruar mbi  28 mijë  tatimpagues,  me gjithsej 569 933 deklarime për vitin 2013
  • Gjatë muajit Tetor 2013  pritet të lancohen në mënyrë elektronike edhe katër deklarata tatimore:
  • për biznese të vogla individuale,
  • biznese të mëdha individuale,
  • për korporata të mëdha dhe
  • korporata të vogla.

edi

Në Qershor 2013, ATK ka lancuar produktin “E- Vërtetimi” për persona fizik, ku gjithsej janë shkarkuar 19 347 vërtetime. z.Haliti më këtë rast tha se falë bashkëpunimit tonë ATK nga viti në vit po tregon trend rritës në përmbushjen vullnetare të obligimeve, si dhe uljen e kostos për tatimpaguesit në kryerjen e obligimeve të tyre tatimore. E gjithë kjo po arrihet përmes ofrimit të shërbimeve profesionale, transparente dhe efektive dhe përmes zbatimit të drejtë dhe të njëllojshëm të ligjeve tatimore.

Këshilltari i Ministrit të Financave z.Baxhaku shprehu gatishmërinë se do të mbështesin ATK-në dhe komunitetin e biznesit në linjën e interesit të përgjithshëm të shtetit.

Pjesëmarrësit ngritën çështje që preokupojnë biznesin, inkurajuan arritjet e ATK-së si arritje me dobi të gjithëmbarshme në funksion të krijimit të mjedisit të mirë biznesor, drejt rritjes së transparencës, trajtimit të barabartë dhe stabilitet buxhetor. Pjesëmarrësit mbetën të vendosur të vazhdojnë bashkëpunimin me ATK-në, e sidomos në procesin e standardizimit të raportimit të pasqyrave financiare, të cilat janë me ndikim të shumëfishtë, dhe që pritet të jenë të gatshme vitin e ardhshëm. Po ashtu, si imperativ i kohës u paraqit masivizimi i kulturës tatimore në të gjitha nivelet e shoqërisë ashtu që përmbushja e obligimeve  ligjore të bëhet  vlerë drejt një shoqërie të zhvilluar.

Takimi u mbyll në frymën e një bashkëpunimi të ndërsjellë, dhe takimi i ardhshëm u la si synim në pranverën e vitit të ardhshëm.