KOMUNIKATË PËR MEDIA – Përfaqësuesi i Bankës Botërorë viziton ATK-në

Publikuar më October 4, 2016 09:51

atk-11Administrata Tatimore e Kosovës ka bashkëpunim të mirë dhe të vazhdueshëm me institucionet ndërkombëtare, për të gjitha zhvillimet që nga krijimi i saj. Në funksion të intensifikimit të këtij bashkëpunimi, Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri priti në takim përfaqësuesin e Bankës Botërore z. Olasupo Olusi me ekipin e tij.

Në këtë takim u diskutua për mundësinë e mbështetjes së ATK-së, në aspektin profesional duke ofruar mbështetjen në fuqizimin e njësive të reja, në funksion të lehtësimit të të bërit biznes në Kosovë. Posaçërisht, me interes të veçantë është mbështetja për Njësinë e Transferit të Çmimeve, marrëveshja për eliminimi e tatimit të dyfishtë, si dhe zhvillimet strategjike me zhvillimin e studimeve në mbështetje të të dhënave, për të hyrat tatimore në sektor të caktuar dhe trendët e tyre rritëse.

Përfaqësuesi i Bankës Botërorë z. Olusi ka shprehur gatishmëri për realizimin e një studimi- raporti për atk-1produktivitetin e bizneseve dhe monitorimin e indikatorëve, të cilët ndikojnë në rritjen ekonomike.

Ky bashkëpunim do të vazhdoj dhe do të intensifikohet më tutje.