KOMUNIKATË PËR MEDIA – Përfaqësuesit e zyrës së FMN-së në Kosovë vizituan sot ATK-në

Publikuar më July 27, 2017 15:56

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Sakip Imeri ka mbajtur sot takim me përfaqësuesit e zyrës së FMN-së në Kosovë, z. Ruud Vermeulen dhe z. Selim Thaçi. Në takim u diskutua për performancën e të hyrave të Administratës Tatimore në gjashtëmujorin e parë të këtij viti dhe planet për pjesën tjetër të vitit.
Në takim ndër tjera, u diskutua edhe për rezultatet e deritanishme nga zbatimi i Ligjit për Faljen e Borxheve Publike.
Përfaqësuesit e FMN-së përsëriten se do të vazhdojnë ta mbështesin ATK-në në zhvillimin dhe avancimin e fushave me rëndësi, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesional.
Nga ana tjetër, drejtori Imeri falënderoj përfaqësuesit e FMN-së për mbështetjen e deritanishme dhe potencoi nevojën për vazhdimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.