(sq)

Para tatimpagueseve në mënyrë të detajuar janë trajtuar çështjet tatimore si: deklarimi vjetor dhe deklarimi i kësteve paradhënie për Tatimin në të Ardhura Personale dhe Tatimin në të Ardhura të Korporatave, përpilimi i deklaratave tatimore dhe deklarimi i të ardhurave nga Ortakëria.

Gjithashtu, me fokus të veçantë janë trajtuar edhe çështje të tjera si: Raportimi i Blerjeve mbi 500 euro, E-deklarimi (deklarimi elektronik), ndryshimi i normave të interesit dhe shpjegimet publike të nxjerra nga ATK, gjatë muajit Mars, si: Shpjegimi Publik Nr. 01/2012, i cili rregullon trajtimin  për çështje tatimore  nga aspekti i TVSh-së, të furnizimit të mallrave dhe shërbimeve të realizuara nga Ndërmarrjet Publike dhe Shpjegimi Publik Nr. 02/2012, i cili rregullon trajtimin  për çështje tatimore nga aspekti i TVSh-së, të transaksioneve të realizuara nga Kompanitë e Sigurimeve dhe Ri-sigurimeve, si dhe çështje të tjera me interes.

Gjatë këtyre seminareve, pjesëmarrësit kanë parashtruar pyetje të ndryshme, lidhur me temat e prezantuara, si dhe pyetje të tjera lidhur me Legjislacionin tatimor, si dhe zhvillimet në raport me tatimpaguesit. Për të gjitha pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, ATK iu ka ofruar përgjigje adekuate.

Pjesëmarrja e tatimpaguesve në këto seminare ka qenë mjaft e lartë, me ç’rast u janë shpërndarë materiale informuese, si: Fletëpalosje për TVSh, Fletëpalosje për TAK, Fletëpalosje për TAP, Fletëpalosje për “Të drejtat dhe obligimet e Tatimpaguesit”, si dhe Fletëpalosje me Informata të përgjithshme për Administratën Tatimore të Kosovës.

Administrata Tatimore e Kosovës, është e përkushtuar në inkurajimin e përmbushjes së detyrimeve tatimore në baza vullnetare nga të gjithë tatimpaguesit, të cilët kanë për obligim të përgjigjen në detyrimin e tyre tatimor në afatin e paraparë ligjor, në mënyrë që ATK, të mos detyrohet të vendos ndëshkimet për mosrespektimin e afateve të parapara me legjislacionin tatimor të Kosovës.

Administrata Tatimore e Kosovës