KOMUNIKATË PËR MEDIA – Përmbyllet me sukses cikli i seminareve me tatimpagues

Administrata Tatimore e Kosovës gjatë muajit mars 2018 ka mbajtur seminar në të gjitha drejtoritë rajonale me qëllim të informimit të tatimpaguesve lidhur shërbimet e reja elektronike, deklarimin vjetor dhe raportimin e pasqyrave financiare.

Pjesëmarrësit u njoftuan për shërbimet e reja elektronike tani të zbatueshme si dhe për shërbimet që priten në ardhmen,  deklarimin vjetor dhe raportimin e pasqyrave financiare, të cilat janë prezantuar edhe me shembuj konkret se si plotësohet deklarata vjetore nga Biznesi Individual (PD), Ortakëria (DO) dhe Personi Juridik (CD).

Gjatë këtyre seminareve pjesëmarrësit parashtruan pyetje të ndryshme lidhur me temat e prezantuara, si dhe pyetje të tjera lidhur me legjislacionin tatimor. Për të gjitha pyetjet  janë ofruar përgjigje adekuate nga  zyrtarët prezantues të ATK-së.

Numri i pjesëmarrësve ishte mjaft i lartë, ku pjesëmarrës ishin: organizata biznesi, OJQ, përfaqësues të tatimpaguesve, përfaqësues të njësive të përhershme, kontabilistë dhe qytetarë të interesuar.

ATK në  ketë vit, më qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve  ndaj tatimpaguesve   është  përcaktuar që seminaret të trajtojnë tema që vlerësohen si me të nevojshme dhe  tatimpaguesve t’ju ofrohet hapësirë që të parashtrojnë më shumë pyetje dhe të marrin përgjigje nga zyrtaret tatimor lidhur me te drejtat dhe detyrimet e tyre tatimore.

Materiali i prezantuar në këto seminare është i publikuar në ueb-faqen e ATK-së www.atk-ks.org tek linku Multimedia – Materiale & Prezantime.

 
Njomza Alaj