KOMUNIKATË PËR MEDIA – Pranim-dorëzimi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së

Sot në Administratën Tatimore të Kosovës u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm, nga Bashkim Shala i cili ishte Ushtrues Detyre i Drejtorit të Përgjithshëm tek Ilir Murtezaj, i cili nga tani është Drejtor i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës.

Emërimi i drejtorit Murtezaj është bërë sipas vendimit të datës 05.02.2019 të nxjerr nga Kryeministri i Republikës së Kosovës .