KOMUNIKATË PËR MEDIA – Prezantohen rezultatet e projektit “Qasja bihevioriste në ngritjen e përmbushjes tatimore”

Ekspertet nga Banka Botërorë kanë prezantuar rezultatet nga projekti “Qasja bihevioriste në ngritjen e përmbushjes tatimore”, projekti në fjalë është tërësisht i ri dhe unik jo vetëm në Kosove por edhe në regjion.

Rezultat e projektit tregojnë se institucionalizimi i qasjes bihevioriste në mbledhjen e tatimeve i mundëson Kosovës që të krijoj (zhvilloj) ndërhyrje të cilat mund të jenë efektive, me kosto të vogël dhe kërkesa të vogla për resurse njerëzore dhe administrative.

Projekti “Qasja bihevioriste në ngritjen e përmbushjes tatimore”, i realizuar gjatë vitit 2018,  si bashkëpunim i Bankës Botërorë, dhe GIZ – Qeveria Gjermane, ofron një perspektive që tregon se sa vendimmarrja mund të ndikohet nga kombinimi i faktorëve personal,  të mjedisit dhe shoqëror.  Synimi i këtij eksperimenti me dy grupe të tatimpaguesve, në Tatimin e Ardhurave Personale dhe Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, ishte ngritja e përmbushjes tatimore.

Po ashtu, administrata tatimore mbetet  mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme për ATK-në dhe realizimin e këtij aktiviteti – eksperimenti me shumë interes për reformat e ardhshme të ATK-së, të vendosura edhe në planin e reformave për periudhën 2019–2021.

ATK, vazhdimisht është duke zhvilluar aktivitete për të ngritur nivelin e përmbushjes së obligimeve tatimore, përfshirë transparencën në shërbimet ndaj tatimpagueseve, të cilët do të kenë më të lehtë informimin dhe kryerjen e obligimeve në mënyrë vullnetare.