KOMUNIKATË PËR MEDIA – Protokolli ndryshues i marrëveshjes për shmangien e tatimit të dyfishtë lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe kapitalin dhe për parandalimin e evazionit fiskal

Me datë 27 Tetor 2020 është dekretuar ratifikimi i protokollit ndryshues i Marrëveshjes për shmangien e tatimit të dyfishtë lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe kapitalin dhe për parandalimin e evazionit fiskal, e nënshkruar në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, më datë 02.10.2020.

Aktualisht, Republika e Kosovës ka dy METD me Republikën e Shqipërisë:

  • Marrëveshja për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë (METD) në mes të UNMIK-ut dhe  Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për shmangien e tatimit të dyfishtë lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe kapitalin dhe për parandalimin e evazionit fiskal, e cila është e zbatueshme që nga data 1 janar 2005, si dhe
  • Marrëveshja për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë (METD) në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe  Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për shmangien e tatimit të dyfishtë lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin dhe për parandalimin e evazionit fiskal, e cila është e zbatueshme që nga data 1 janar 2016.

Marrëveshja e vitit 1 janar 2016 është ndryshuar me protokollin e lartpërmendur, i cili do të zbatohet që nga data 1 janar 2021. Protokolli ndryshon preambulën e marrëveshjes, dispozitat e Nenit 1, Nenit 10, Nenit 12, Nenit 25 dhe Nenit 26.

Për detajet lidhur me zhvillimet e fundit në fushën e METD në mes të Republikës së Kosovës dhe shteteve tjera, ju lutemi i referoheni http://www.atk-ks.org/marreveshjet/marreveshjet-nderkombetare/

Ndërsa adresa elektronike kontaktuese është metd@atk-ks.org