KOMUNIKATË PËR MEDIA – Pushojnë hetimet ndaj zyrtarëve të ATK-së

Publikuar më September 13, 2017 14:30

Administrata Tatimore e Kosovës me datën 13.09.2017, ka pranuar nga  Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda,  Njoftimin Nr. PP.I. Nr. 799/2015 datë 30.08.2017, me të cilin njoftohet ATK se pas përfundimit të hetimeve nuk ka ekzistuar dyshim i bazuar  lidhur me keqpërdorimin e pozitës zyrtare nga tre zyrtaret e ATK-së, dhe si rezultat i kësaj Prokuroria me Aktvendimin Nr. PP.I. Nr. 799/2015 datë 30.08.2017, ka pushuar hetimet ndaj zyrtareve të ATK-së.

ATK bënë të ditur për opinionin publik se rasti ka të bëj me kallëzimin penal të paraqitur nga Policia e Kosovës. Ky nuk është rasti i vetëm për të cilin Prokuroria e Shtetit ka pushuar hetimin ndaj zyrtareve të ATK-së, si rezultat i kallëzimeve penale të paraqitura nga Policia e Kosovës, prandaj ATK njofton opinionin publik se veprimet e ndërmarrura nga zyrtaret e ATK-së lidhur me këtë rast, por edhe për rastet e mëhershme të zyrtareve të hetuar të bëra publike në media, kanë qenë në harmoni të plotë me ligjin.