(sq)

Kjo qendër është duke ndihmuar mjaft shumë në reduktimin  e mundësive  për ndërveprime të pakëndshme,  me rreziqe për punëtorët dhe përparime tjera sipas praktikave pozitive, duke pretenduar kështu të bëhet  pika kryesore për kontakt, informim dhe asistencë për tatimpaguesin në të ardhmen.

Për një vit Qendra e Thirrjeve ka realizuar 14.717 thirrje të suksesshme,  nga të cilat janë realizuar 2,184,374.00 euro. Thirrjet telefonike që ka realizuar kjo qendër, nuk kanë qenë të kufizuara vetëm në njoftimin e tatimpaguesve me deklaratat që ju mungojnë në sistem,  por edhe për aktivitete të tjera, përfshirë thirrjet për Deklarim Elektronik, arkat fiskale, mos-deklaruesit , si dhe gabime në deklarime.

Gjatë gjithë kësaj kohe, Qendra e Thirrjeve ka pasur këtë moto “ Me Qendrën e Thirrjeve informata dhe asistenca për tatimpaguesit është vetëm një telefonat larg ”.

ATK, do të vazhdoj të bëjë përpjekje në përmbushjen vullnetare të obligimeve tatimore, duke ofruar shërbime profesionale, transparente dhe efektive, në zbatim të drejtë dhe të njëllojshëm të ligjeve tatimore.