KOMUNIKATË PËR MEDIA – Qendra e Thirrjeve shënon 8 vjetorin e themelimit

Në përvjetorin e 8 Qendra e Thirrjeve në Administratës Tatimore të Kosovës, ka shtuar rezultat për të gjitha aktivitetet e zhvilluara. Nga 42, 482 thirrje të realizuara vitin e kaluar, ku tatimpaguesit janë informuar për obligimet e tyre tatimore ndaj ATK-së, këtë vit QTH ka realizuar 49, 465 thirrje. Ndërsa, ka ofruar informacion dhe asistencë për legjislacionin tatimor, deklarimin elektronik, si dhe për shërbime të tjera të ofruara nga ATK.

Si rezultat i aktiviteteve që zhvillon QTH që nga themelimi i saj e deri më tani, janë mbledhur 16.8 milion euro.

Misioni i Qendrës se Thirrjeve është që të kontaktoj dhe të komunikoj me tatimpaguesit dhe të i’u ofroj shërbime profesionale, unike dhe të sakta, të gjithë atyre që kontaktojnë Qendrën e Thirrjeve për t’u informuar rreth çështjeve të ndryshme tatimore.

ATK, inkurajon tatimpaguesit dhe qytetarët që të përdorin shërbimet që ofron Qendra e Thirrjeve, për të marrë në kohë reale të gjithë informacionin e nevojshëm për Legjislacionin Tatimor, si dhe shërbimet e tjera që ofron ATK.