KOMUNIKATË PËR MEDIA – Rezultatet e bashkëpunimit të ATK-së me qytetarë

Vazhdon të rritet bashkëpunimi mes qytetarëve dhe Administratës Tatimore të Kosovës, duke raportuar parregullsitë tatimore, evazionin fiskal, rastet korruptive, si dhe dukurit tjera negative që ndërlidhen me sistemin tatimor në Kosovë.

Në mënyrë që të luftohen këto dukuri negative, ATK ka në dispozicion linjën pa-pagesë 0800 80 800, si dhe kutit e vërejtjeve, të cilat janë të vendosura në të gjitha zyrat regjionale të ATK-së, përmes së cilave qytetarët mund të lajmërojnë për çdo parregullsi tatimore.

Pikërisht nga raportimet e pranuara nga ana qytetarëve, ATK vetëm gjatë kësaj jave ka ndërmarr aktivitete tek linjat transportuese të udhëtareve me destinacion nga Prishtina në qytetet tjera të Kosovës. Aktivitetet në fjalë janë zhvilluar me qëllim që të verifikohen, nëse këto linja janë të fiskalizuara dhe të konstatohet nëse pajisjet elektronike fiskale janë duke u përdorur.

Në vitin 2019 përmes linjës pa-pagës 0800 80 800, si dhe përmes kutisë së vërejtjeve ATK ka pranuar 700 raste, të cilat kryesisht kanë qenë raportime për mos lëshim të kuponit fiskal, evazion fiskal, si dhe sjelljeve jo të mira të zyrtarëve të ATK-së.

Të gjitha rastet e raportuara janë deleguar në regjionet përkatëse, për të cilat janë zhvilluar 483 aktivitete në teren, ku nga konstatimet e bëra janë lëshuar 370 gjoba në vlerë 202,167 euro.

Qytetarët në vazhdimësi janë duke reflektuar besim ndaj ATK-së, duke bashkëpunuar në mënyrë që të identifikohen rastet të cilat krijojnë shmangie tatimore, korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës nga ana e zyrtarëve të ATK-së.

Administrata Tatimore e Kosovës mbetet e hapur për bashkëpunim me qytetarët dhe institucionet tjera të zbatimit të ligjit. Andaj, ftojmë qytetarët që të gjitha informatat për evazion fiskal dhe korrupsionit në lidhje me zyrtaret ATK-së, t’i raportojnë në linjën pa-pagesë 0800-80-800 (burimi i informatave çdoherë do të jetë konfidencial).

Njëherit, falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme!