KOMUNIKATË PËR MEDIA – Roli i Marrëveshjes së Eliminimit të Tatimit të Dyfishtë në të Ardhura dhe Kapital, nё marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare

 Marrëveshjet për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë (METD) në të Ardhura dhe Kapital, janë marrëveshje bilaterale në mes të dy shteteve me qëllim të parandalimit të tatimimit të dyfishtë, evazionit dhe shmangies tatimore.

Tatimimi i dyfishtë ndodh kur  që të dy- shteti i rezidencës  së personave përkatës dhe shteti tjetër ku ata krijojnë të ardhura (i quajtur “shteti burimor”) kanë të drejtë ti tatojnë të ardhurat e krijuara.

Sipas METD autoriteti kompetent për METD është Ministria e Financave, e cila këtë rol i’a ka deleguar Administratës Tatimore të Kosovës.  Në kuadër të ATK është Divizioni pёr Bashkëpunim Ndërkombëtar, e cila është përgjegjëse për negocimin dhe zbatimin e Marrëveshjeve pёr Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë në të Ardhura dhe Kapital.

Rëndësia e METD që ka Kosova me shtete të tjera është në ndikimin e faktorëve që garantojnë, favorizojnë dhe stimulojnë marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare dhe inkurajimin e investimeve të huaja. Për Kosovën si shtet në zhvillim, ekzistimi i METD është një tregues ndërkombëtarë se është e përgatitur “të pranon rregullat tatimore ndërkombëtare”, njëkohësisht ti trajtoj barabartë  investitorët në Kosovë.

METD-tё po ashtu mundësojnë që autoritetet tatimore të dy shteteve të këmbejnë informata lidhur me çështje tatimore, si dhe të asistojnë njëra tjetrën në mbledhjen e tatimeve me qëllim që të shmangin evazionin tatimor.

Divizioni për Bashkëpunim Ndërkombëtar në ATK, ofron vendime shpjeguese individuale dhe është përgjegjëse për ofrimin e Certifikatave të Rezidencës Tatimore.

Për detajet lidhur me zhvillimet e fundit në fushën e METD në mes të Republikës së Kosovës dhe shteteve tjera, ju lutemi i referoheni http://www.atk-ks.org/marreveshjet/marreveshjet-nderkombetare/

 

Ndërsa adresa elektronike kontaktuese është metd@atk-ks.org