Komunikatë për Media-Shërbime të avancuara tatimore

Publikuar më March 22, 2013 08:26

SherbimiTattimpaguesve Zëvendësministri i Financave Ramadan Avdiu, ka vizituar sot zyrat e drejtorisë qendrore të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), ku është pritur nga drejtori i përgjithshëm i ATK-së Behxhet Haliti së bashku me zyrtarë tjerë të lartë të këtij institucioni.

Në takimin që zhvilloi zëvendësministri Avdiu me drejtorin Haliti dhe bashkëpunëtorët e tij, u diskutua për performancën e ATK-së gjatë vitit 2012 dhe për objektivat dhe planet për vitin 2013,  e në veçanti u përmenden disa nga projektet të cilat janë duke treguar rezultate mjaft të mira, siç janë E-Deklarimi, One Stop Shop, Qendra e Thirrjeve, si dhe Qendra për Shërbim të Tatimpaguesve.

SherbimeteAvancuara

Zëvendësministri Avdiu tha se Ministria e Financave vlerëson lartë punën dhe angazhimin që ka bërë ATK-ja, dhe njëkohësisht potencoi se Ministria e Financave do t’i ofrojë mbështetje të vazhdueshme këtij institucioni  për çdo aktivitet i cili do të ndihmojë në ofrimin e kushteve sa më të mira për përmbushje të obligimeve tatimore.

Ndërsa, drejtori i përgjithshëm i ATK-së Behxhet Haliti, njoftoi për së afërmi zëvendësministrin Avdiu me  zhvillimet aktuale në Administratën Tatimore të Kosovës, po ashtu edhe me rrjedhën e punës, angazhimin dhe mbledhjen e të hyrave për vitin 2012. Si dhe në fund e njoftoi edhe për planet dhe sfidat për vitin që sapo kemi hyrë.

Ai njëherazi tha se viteve të fundit, ATK-ja ka ndërmarrë një sërë reformash me qëllim të përmirësimit të legjislacionit, procedurave tatimore, por edhe komunikimit me tatimpaguesit. Duke folur për reformat, z.Haliti theksoi sistemin e ri të teknologjisë informative për procesimin e pagesave, sistem i cili mundëson edhe deklarimin përmes internetit.

Zëvendësministri Avdiu i shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i ATK-së Behxhet Haliti, gjatë ditës së sotme gjithashtu vizitoi edhe  Qendrën për Shërbim të Tatimpaguesve, në kuadër të së cilës ofrohen shërbimet tatimore, tërheqja e vërtetimeve tatimore, shërbimet pensionale, tërheqja e certifikatës së TVSH-së, këshilla tatimore, si dhe tërheqja e certifikatës fiskale.  Përmes sistemit elektronik këto shërbime të avancuara ofrohen nga zyrtarët tatimorë në mënyrë sa më efikase.  Gjatë kësaj vizitë gjithashtu u takuan edhe me menaxherët dhe stafin e  Qendrës së Thirrjeve .