fituesi

KOMUNIKATË PËR MEDIA – Shpallet fituesi i garës digjitale për tatime

Ka përfunduar raundi i parë i garës digjitale për nxënësit e shkollave publike të arsimit fillor, temë e së cilës ishte se si mund ta përmirëson të ardhmen pagesa e tatimeve.

Sipas kritereve të parapara të kësaj gare kanë aplikuar një numër i konsiderueshme i nxënësve, ku secili projekt ka qenë me interesant se tjetri, nga votat e grumbulluara në faqen e garës në facebook, është përzgjedh punimi i nxënësit Arb Gjikolli nga shkolla “Asdreni” në Pejë, punimi i të cilit kishte gjithsejtë 750 vota.

Administrata Tatimore e Kosovës, Banka Botërore dhe Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ)- Projekti Qeverisja Financiare e Mirë , falënderojnë gjithë pjesëmarrësit e garës, si dhe gjithë ata të cilët përmes votimit kontribuan në përzgjedhjen e fituesit.