Komunikatë për media – Sllovenia ofron përvojën për Kosovën në bashkimin e Daganave dhe Administratës Tatimore

Përfaqësuesve të Ministrisë së Financave, mes të cilëve janë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Lulzim Rafuna dhe u.d Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore  të Kosovës Nahit Sharku, iu prezantua nga homologet e tyre slloven në detaje përvoja sllovene për proceset e integrimit, përgatitja e bazës ligjore, çështjet organizative dhe çështjet e tjera të nevojshme për funksionimin e administratës së bashkuar,  si dhe u njoftuan për organizimin dhe funksionimin e Administratës Financiare pas bashkimit.