KOMUNIKATË PËR MEDIA – Studentet e Universitetit Amerikan në Kosovë-AUK, njoftohen në fushën e tatimeve

Publikuar më December 5, 2014 15:54

030Administrata Tatimore e Kosovës, ka vazhduar të realizoj seminare informuese, ku këtë herë ata që përfituan njohuri më të mëdha për tatimet dhe aktivitetet tatimore ne Kosovë, ishin studentët nga Universiteti Amerikan në Kosovë.

Qëllimi i këtij seminari ishte edukimi i studenteve lidhur me funksionimin e sistemit Tatimor në Kosovë. Prezantimi është mbajtur në zyrat e Administratës Tatimore të Kosovës.

Temat të cilat u prezantuan/trajtuan në këtë seminar, ishin: Çfarë janë tatimet?, Si mblidhen tatimet?, Çfarë janë taksat?, Cilët janë Trupat Administrativ Tatimor?, Llojet e tatimeve, Normat tatimore, Përmbushja e detyrimeve tatimore, Parimet bazë të ndërtimit të një sistemi tatimor, Lehtësitë në pagesë të tatimeve, Vetëdijesimi për të marrë kuponin fiskal dhe Linja e bashkëpunimit pa pagesë. Po ashtu, gjatë prezantimit, studenteve iu mundësua ndjekja e spoteve të përgatitura nga ATK.

Gjatë këtij seminari, studentet parashtruan pyetje të ndryshme lidhur me temat e prezantuara. Për të gjitha pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, janë ofruar përgjigje adekuate.

052Studenteve u janë shpërndarë materiale informuese nga ATK, si: Fletëpalosjet dhe Broshurat: “Informata të Përgjithshme për Administratën Tatimore të Kosovës, Të drejtat dhe obligimet e Tatimpaguesit, Pyetje – Përgjigje për TVSh, TAK, TAP, Informata për Borxhin Tatimor, Udhëzues mbi paraqitjen e informacioneve mbi Evazionin tatimor, Korrupsionin apo sjelljet jo të mira të stafit të ATK-së, Instalo Pajisje Fiskale dhe lësho Kupon Fiskal, Të Ardhurat tuaja janë objekt tatimi”, “Mbajë dokumentacionin sipas Ligjit” dhe “Regjistrohu, deklaro dhe paguaj tatimin”.