KOMUNIKATË PËR MEDIA – Suspendohet nga puna inspektori tatimor

Administrata Tatimore e Kosovës njofton opinionin publik se bazuar në informatat e pranuara nga organet kompetente dhe duke u mbështetur në nenin 69 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Kosovës, ka marrë vendim mbi pezullimin parandalues nga marrëdhënia e punës në ATK , për inspektorin tatimore S.S i cili është arrestuar nën dyshimet se ka keqpërdor pozitën dhe autoritetit zyrtar, si dhe marrje të ryshfetit.

Rast në fjalë nga Divizioni i Standardeve Profesionale i ATK-së është dërguar në Drejtorin për Krime Ekonomike dhe Korrupsion në Policin e Kosovës  me datë 11.12.2019.

Menaxhmenti i ATK-së siguron opinionin se çdo informatë e dëshmuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe rasteve korruptive do të dërgohet në organet kompetente për trajtim, dhe ndaj të gjithëve që shpallen fajtorë për vepra penale, do të ndërmerren masat e largimit nga marrëdhënia e punës në institucionin tonë.

ATK falënderon mediat, Prokurorinë dhe Policinë e Kosovës për mbështetjen në luftimin e dukurive negative. Gjithashtu,  fton qytetarët që për çdo rast të keqpërdorimit të detyrës zyrtare të raportojnë përmes linjës pa-pagës 0800 80 800 (burimi i informatave çdoherë do të jetë konfidencial).