KOMUNIKATË PËR MEDIA -Takim i përbashkët i menaxhmentit të ATK-së dhe Doganës së Kosovës

Publikuar më June 23, 2017 22:11

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës z. Sakip Imeri me bashkëpunëtorët e tij sot ka pritur në takim Drejtorin e Doganave të Kosovës z. Bahri Berisha me bashkëpunëtor.

Në takim ndër të tjera është diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në aktivitetet e përbashkëta për luftimin e informalitetit dhe evazionit fiskal. Këmbimi i të dhënave dhe informatave në mënyrë elektronike i cili ka lehtësuar dhe ndihmuar në punën e ATK-së.

Po ashtu është diskutuar për angazhimin e përbashkët lidhur me lojërat e fatit, akciza dhe  importimi i aparateve për këto aktivitete.

Si çështje e veçantë me implikime edhe në punën e ATK-së është diskutuar edhe për Rivlerësimet Doganore, informimi për ATK, Depot doganore, lirimet e TSVH në importin e lëndës së parë në funksion të lehtësimit për tatimpaguesit.

Drejtorët e dy institucioneve theksuan rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit, si dhe koordinimin e aktiviteteve mes dy institucioneve  kryesore në mbushjen e buxhetit të shtetit.