Komunikatë për media – Takime pune në mes AKB dhe ATK

Kryetari i AKB-së, z.Agim Shahini në këtë drejtim potencoi se duhet të vazhdohet bashkëpunimi dhe ngritja e kapacitete të të dyja institucioneve të mbledhjes së të hyrave duke synuar çdo herë trajtimin e barabartë dhe me transparencë. “Nuk duhet që dikush të jetë më i privilegjuar se palët tjetra, apo në këtë drejtim të mos vihet deri te humbja e besimit tek institucionet tona taksambledhëse”, tha Shahini.

Me këtë rast kreu i AKB-së Agim Shahini theksoi se ankesat e bizneseve ndaj ATK-së kanë rënë vitet e fundit dhe arsyet e rënies së ankesave sipas hulumtimeve të AKB-së kanë qenë profesionalizmi i ATK-së, si dhe ngritja e kulturës fiskale të vet bizneseve që t’i paguajnë obligimet e tyre.

Në këtë rast,  Drejtori  Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, z. Behxhet Haliti, u shpreh mirënjohës për takimin, duke shtuar se ATK mbështet punën në tri shtylla, të cilat janë: një përkushtim për zbatim transparent dhe efektiv të shërbimeve, zbatim të barabartë dhe të njëtrajtshëm të ligjit, si dhe një angazhim për përmbushjen vullnetare, takimet e këtij lloji u ndihmojnë zyrtarëve tatimor të përmirësojnë të metat e tyre, si dhe të identifikojnë fushat potenciale të legjislacionit që kërkojnë përmirësim të mëtejmë. Ai, njëherazi, tha se viteve të fundit, ATK ka ndërmarrë një sërë reformash me qëllim të përmirësimit të legjislacionit, procedurave tatimore,  por edhe komunikimit me tatimpaguesit afarist. Duke folur për reformat, z. Haliti theksoi sistemin e ri të teknologjisë informative për përpunimin e pagesave, dhe deklarimin përmes internetit.

Në anën tjetër, z. Shahini, kryetari i AKB-së theksoi se takimi i sotëm është vazhdimësi e takimeve edhe në kuadër të Këshillit Konsultativ Odave Ekomomike; Aleanca e Bizneseve me Ministrin e Financave  Dogana dhe  ATK,  që mbahen në baza mujore, por edhe me drejtues të institucioneve të tjera relevante, me qëllim të përmirësimit të komunikimit të bizneseve me agjencitë ekzekutuese, si ajo e Administratës Tatimore e Kosovës. Ai po ashtu theksoi se takimet e tilla u mundësojnë vetë përfaqësuesve të biznesit të shprehin shqetësimet me të cilat ata preokupohen gjatë punës së përditshme.

Në vijim, përfaqësuesit e bizneseve patën mundësinë të parashtrojnë pyetje për ndonjë paqartësi ose shqetësim me të cilin ata përballen në punën e tyre, si dhe të marrin përgjigje të drejtpërdrejtë nga ana e drejtorit të ATK-së,  si dhe nga udhëheqësit e departamenteve përkatëse. Po ashtu, gjatë takimit u bisedua edhe për çështje të tjera specifike, si dhe u shpreh akordimi i dyanshëm që takimet e tilla të jenë të rregullta.