takim ATK OAK

KOMUNIKATË PËR MEDIA – Takimi i drejtorit Murtezaj me përfaqësuesit e Odes së Afarizmit të Kosovës

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës Ilir Murtezaj ka pritur sot në takim përfaqësuesit nga Oda e Afarizmit të Kosovës.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i temave të cilat janë në interes të bizneseve të vendit, por njëkohësisht u diskutuan edhe sfidat të cilat e vështirësojnë bërjen e biznesit në vend.  Në fokus të diskutimit ishte situate e krijuar nga pandemia COVID 19 dhe vështirësitë nëpër të cilat janë duke kaluar bizneset, si pasoj e saj.

Drejtor i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj, tha se ne si institucion do të jemi çdoherë në përkrahje të bizneseve, duke u bazuar në Legjislacionin Tatimor në fuqi. Ai ndër tjera,  tha se e vlerësojmë lartë rolin e OAK në adresimin e kërkesave dhe shqetësimeve të tatimpaguesve, pasi që sipas tij komuniteti i bizneseve është promotor i zhvillimit ekonomik në vend.