Takimi i përbashkët mes drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së dhe drejtoreshës së Tatimeve të Shqipërisë

Takimi i përbashkët mes drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së dhe menaxhmentit të lartë të Drejtorisë së Tatimeve të Shqipërisë

Në vazhdën e bashkëpunimit të rregullt drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës Ilir Murtezaj me bashkëpunëtor, ka vizituar Drejtorin e Përgjithshme të Tatimeve në Shqipëri, me ç’ rast ka zhvilluar takim me menaxhmentin e lartë të DPT.

Takimi kishte në fokus thellimin e bashkëpunimi në mes të dy institucioneve, konkretisht shkëmbimin e përvojave në fushën e marrëveshjeve tatimore ndërkombëtare, si dhe me zbatimin e marrëveshjes për qendrën e përbashkët të trajnimeve.

Administrata Tatimore e Kosovës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve e Shqipërisë kanë bashkëpunim të ngushtë në fushën e tatimeve.