KOMUNIKATË PËR MEDIA – Takimi i radhës me drejtorët e zyrave rajonale

Menaxhmenti i Lartë i ATK-së ka zhvilluar takim me drejtoret e zyrave rajonale të ATK-së. Në këtë takim janë diskutuar çështjet që ndërlidhen me aktivitetet dhe ecuritë e planifikimeve operative, trendin e të hyrave si dhe realizimin e projeksionit për vitin 2018, trajtimi i kërkesave te tatimpaguesve për rimbursime tatimore, procesi i kontrolleve tatimore, fiskalizimi i bizneseve dhe aktivitetet shtesë për mbledhjen e borxheve, etj.

Në këtë takim Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Sakip Imeri kërkoj angazhim maksimal nga drejtorët rajonal ne ngritjen e komunikimit me tatimpagues, trajtimin e borxheve tatimore, kujdesin per respektimin e kodit te etikes dhe shtimin e disiplinës se zyrtarëve tatimor ne zbatimin e detyrave te përcaktuara dhe implementimin e Strategjisë së Përmbushjes së ATK-së 2015-2020, e cila na orienton për trajtimin e rreziqeve te mos-përmbushjes, krahas kësaj edhe ngritja e kapaciteteve në fushën e menaxhimit të rrezikut me qëllim të zbatimit të strategjisë për parandalimin dhe luftën kundër ekonomisë joformale.