KOMUNIKATË PËR MEDIA – Takimi i radhës me miqtë e ATK-së

Publikuar më October 31, 2014 08:26

DSC_0050 (2)Administrata Tatimore e Kosovës ka mbajtur takimin e radhës me miqtë e ATK-së, i cili mbahet çdo    vit.

Në takim pjesëmarrës ishin përfaqësues nga Dogana e Kosovës, Banka Botërorë, Fondi Monetar Ndërkombëtar, GIZ, Ambasada e Francës, Ambasada Suedisë, USAID. Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i progresit të ATK-së deri më tani, projektet e reja  drejtë digjitalizimit të shërbimeve ndaj tatimpaguesve, si dhe shpalosja e planeve për të ardhmen.

Në takim drejtori i ATK-së z. Behxhet Haliti tha se administrata tatimore ka shënuar progres sidomos  në ofrimin e lehtësirave për përmbushje vullnetare, të cilat ndikojnë në trajtimin e barabartë të të  gjithë tatimpaguesve si dhe realizimin me sukses të planit për  mbledhjen e të hyrave.

z. Haliti duke i falënderuar përfaqësuesit e institucioneve për bashkëpunimin deri më tani, ka shprehur gatishmërinë e ATK-së për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen, për arritjen e sukseseve të përbashkëta. Ai pastaj shpalosi progresin e arritur për periudhën Janar-Shtator 2014:

  • Në vitin 2014, ATK ka vazhduar me realizimin e objektivave sipas planeve strategjike të parapara si dhe sipas planeve vjetore në nivel të institucionit dhe qeverisë.
  • Në fushën e ngritjes së shërbimeve ndaj tatimpaguesve, ATK ka themeluar Qendrat e Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve, duke përfshirë edhe sistemin e menaxhimit të radhës së tatimpaguesve, në të gjitha zyrat tatimore regjionale. Në fillim është themeluar qendra në Prishtinë e cila në ditët e sotme vizitohet mesatarisht nga 500 tatimpagues. Pastaj janë publikuar edhe tri lloje të broshurave, pajisja me arkë fiskale, objekti i tatuarjes dhe mbajta e dokumentacionit sipas ligjit. Gjithashtu, këtë vit është publikuar edhe doracaku “Pyetje&Përgjigje” i cili përmban mbi 400 pyetje përgjigje për palë të interesit.
  • Në vitin 2014, Qendra e Thirrjeve ka filluar të pranoj edhe thirrje nga tatimpagues. Deri më tani qendra e thirrjeve ka informuar tatimpaguesit për obligimet tatimore që kanë, për ndonjë parregullsi në sistem sa i përket deklaratave tatimore dhe për risitë e tjera që ndodhin në ATK. Ndërsa tani roli i saj është edhe realizimi i thirrjeve dalëse. Gjatë këtij viti janë realizuar 23, 110 thirrje për tatimpagues dhe vlera e të hyrave të realizuara nga QTh është mbi 851 mijë euro.
  • Lidhur me përmbushjen e obligimeve tatimore gjatë vitit 2014 në harmoni me Planin e Trajtimit të Rreziqeve për vitin 2014, ATK ka realizuar 42, 493 vizita përmbushëse dhe 587 kontrolle. Si rezultat i vizitave përmbushëse, janë arritë këto rezultate: janë lëshuar 727 gjoba për mall pa origjinë, është identifikuar mallë pa origjinë në vlerë prej 992.3 mijë euro, është identifikuar qarkullim shtesë në vlerë prej 152.4 mil. euro, tatimi shtesë në vlerë prej 10.1 mil. euro, në vlerë prej 7 mil. euro është arritë ulja e kreditimit, në vlerë prej 15.5 mil. euro është arritë zvogëlimi i humbjes dhe numri i identifikuar  punëtorëve të paregjistruar është 2,682 punëtorë. Si rezultat i kontrolleve të realizuara janë arritë këto rezultate: tatim shtesë në vlerë prej 4 mil. euro, ulje e kreditimit në vlerë prej 5.5 mil. euro  dhe zvogëlimi i humbjes në vlerë prej 26.8 mil. euro.

Për planet në të ardhmen, drejtori potencoi se ATK ka synim që të realizon projektin e zëvendësimit të sistemit informativ, lancimin e produktit të ri nga familja e shërbimeve elektronike, që është fatura elektronike e TVSh (e-fatura) dhe aprovimi dhe zbatimi i Planit Strategjik 2015-2020.

Takimi u mbyll në frymën e bashkëpunimit të ndërsjellë, njëkohësi takimi i ardhshëm u la si synim në pranverën e vitit të ardhshëm.