KOMUNIKATË PËR MEDIA – Takimi me Shoqatën e Ndërtimtarëve

Publikuar më June 21, 2016 15:38

MF-01 %285%29
Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës Sakip Imeri, së bashku me Drejtorin e Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve Sami Salihun, sot kanë marrë pjesë në takimin e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës me Shoqatën e Ndërtimtarëve. Qëllimi i këtij takimi ishte sqarime lidhur me Aplikimin e Ngarkesës së kundërt të TVSH-së për shërbimet në lëmin e ndërtimtarisë dhe çështje tjera tatimore të lidhura me veprimtarinë ndërtimore.

Në këtë takim pjesëmarrës ishte edhe Ministri i Financave Avdullah Hoti, i cili tha se vazhdimisht po bëjmë MF-03përpjekje që të ofrojmë lehtësira në të gjitha veprimtarit, konkretisht edhe në fushën e ndërtimit.

Përfaqësuesit e ATK-së, në këtë takim thanë se aplikimi i TVSH-së përmes ngarkesës së kundërt për shërbimet në lëmin e ndërtimtarisë vlen vetëm për personat e tatueshëm të cilët janë pjesë e transaksionit (furnizuesi dhe pranuesi i shërbimit). Gjithashtu ngarkesa e kundërt për TVSH aplikohet në furnizimin e shërbimeve ndërtimore, si dhe në rastet e furnizimeve të përziera, kur në të njëjtin transaksion furnizohen shërbime dhe mallra, pavarësisht prej proporcionit në mes tyre.

E nga ana tjetër, përfaqësuesit e kompanive të ndërtimit në këtë takim shprehën shqetësimet e tyre sa i përket aplikimit të TVSH-së, si dhe Tatimit në të Ardhura. Për të gjitha pyetjet morën përgjigje nga përfaqësuesit e ATK-së.