KOMUNIKATË PËR MEDIA – Takimi mes drejtorit të ATK-së dhe drejtorit të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj ka pritur në takim Drejtori Ekzekutiv të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku.

Qëllimi i këtij takimi ishte implementimi i Ligjit për Tatimin e Korporatave,  i cili ka hyrë në fuqi në muajin Gusht të këtij viti. Në takim z. Mazreku u njoftua nga drejtori i ATK-së,  se sipas këtij ligji kompanitë e sigurimit, nga data 5 gusht 2019 e tutje do të deklarojnë dhe paguajnë tatim si çdo person tjetër juridik.

 

Tatimpaguesit e këtij sektori mund të informohen më shumë përmes këtij linku: http://www.atk-ks.org/njoftim-per-tatimpagues-deklarimi-i-tatimit-nga-kompanite-e-sigurimeve/