KOMUNIKATË PËR MEDIA – Tejkalohen parashikimet, inkasohen 16% më shumë të hyra

Publikuar më September 8, 2016 15:39

Administrata Tatimore e Kosovës ka mbajtur sot konferencë për media, në të cilën janë prezantuar zhvillimet për periudhën Janar-Gusht 2016.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti i cili ishte prezent në këtë konferencë, tha se kemi pasur një inkasim rekord të të hyrave të rregullta nga Administrata Tatimore e Kosovës, për çka e përgëzoj Drejtorin e Përgjithshëm të ATK-së dhe stafin e tij për punën tejet profesionale, që janë duke bërë.
E nga ana tjetër , Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore Sakip Imeri, theksoj se gjatë
periudhës Janar-Gusht 2016, kemi punuar intenzivisht në mënyrë që t’i arrijmë objektivat e planifikuara. “Realizimi i të hyrave si çdo herë vazhdon të mbetet  ndër prioritete tona, ku deri më tani kemi arritur të inkasojmë 250.2 milionë euro, ose 16% më shumë se e njëjta periudhë e viti të kaluar”. z.Imeri po ashtu, potencoi se do të vazhdojmë tutje me përkushtim maksimal që t’i realizojmë qëllimet tona, në mënyrë që të sigurohet një mirëqene më e mirë për qytetaret e Republikës së Kosovës.

Pikë tjetër e rëndësishme e konferencës, ishte edhe falja e borxheve tatimore, në bazë të Ligji Nr.05/L-043 për Faljen e Borxheve Publike, ku borxhet e falura tatimore nga hyrja ne fuqi e ligjit, deri me datën 2 Shtator 2016 është 207.3 milionë euro,  kurse inkasimi i borxheve në emër të trajtimit të ligjit për faljen e borxheve deri me datën 2 Shtator janë 20.5 milionë euro.

Po ashtu, u prezantuan aktivitetet shtesë, të cilat janë ndërmarr pas orarit të punës me qëllim të verifikimit të regjistrimit të stokut, ku janë zhvilluar 551 aktivitete, nga të cilat janë verifikuar 21.5 milionë euro mungesë e stoqeve të konstatuara, me 1.6 milionë euro mall pa origjinë, si rezultat i kësaj janë lëshuar 305 gjoba mandatare  në vlerë 232,500.00 euro. Gjithashtu, janë realizuar edhe 2,201 vizita pas orarit të punës për  procesin e fiskalizimit në shërbimet hoteliere, restorante, kafe-bare dhe disko, për të cilat janë lëshuar gjoba mandatare në vlera 124,375.00 euro.