KOMUNIKATË PËR MEDIA – Tërheqja e numrave potencial fitues për periudhën TM2/2018

Administrata Tatimore e Kosovës me datë 9 Gusht 2018, duke filluar nga ora 08:30 do të bëjë tërheqjen e numrave potencial fitues për rimbursim nga kuponët fiskal, periudha TM2/2018.

Tërheqja e numrave potencial fitues do të bëhet drejtpërdrejtë në RTK, në kuadër të programit të mëngjesit.

Ju rikujtomë,  se numri i përgjithshëm i qytetarëve të cilët kanë aplikuar për këtë periudhë është 55,493.