KOMUNIKATË PËR MEDIA – Trajnimet për inspektorët e rinj

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Sakip Imeri, ka vizituar sot inspektorët e rinj, të cilët janë duke ndjekur trajnimet bazë lidhur me Legjislacionin Tatimorë.

Drejtori Imeri tha para inspektorëve se është e  rëndësishme rritja e kapaciteteve të administratës, nivelit të njohurive, si dhe profesionalizmit, andaj  zhvillimi i këtij trajnim do të ndihmoj në këtë drejtim.

Trajnimet të ngjashme si ky, mbahen për çdo zyrtar i cili fillon punën në Administratën Tatimore të Kosovës.