KOMUNIKATË PËR MEDIA – Vazhdon mbështetja e shtetit gjerman për ATK

Publikuar më June 29, 2017 09:33

Një delegacion nga Administrata Tatimore e Kosovës ka qëndruar në Mynhen të Gjermanisë, për vizitë zyrtare në Ministrin e Financave dhe në Administratën Tatimore të Bavarisë.

Pjesë e këtij delegacioni janë edhe zyrtarë nga organizata gjermane GIZ, projekti për Reformë në Sistemet e Financave Publike. Qëllimi i vizitës është marrja e praktikave të Bavarisë në zhvillimet institucionale dhe përcaktimi i projekteve të reja për zhvillimin e kapaciteteve të ATK-së, si dhe modernizimin e proceseve të saj.

Administrata Tatimore e Bavarisë ka përkrahur ATK-në që nga viti 2010,  kryesisht në ngritjen e njohurive të stafit përmes organizimeve të trajnimeve për legjislacionin tatimor.

Gjithashtu, me ndihmën e Bavarisë ATK ka themeluar  njësinë organizative ZGJONA, e cila ndryshe në Administratën Tatimore të Bavarisë njihen si njësia BUSTRA.

Së fundi me përkrahje nga ekspertet nga Bavaria dhe GIZ, ATK është duke zbatuar edhe kontrollet elektronike, të cilat kanë ndikuar në reduktimin e kohën së kontrollës. Po ashtu, përkrahje tjetër ATK ka marr për ngritjen e kapaciteteve në Drejtorin e Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës.

Kjo vizitë ishte mundësi e mirë e njoftimit për së afërmi të dy institucioneve, të cilat po ashtu u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit në të ardhmen.

Ky delegacion ka qëndruar në Gjermani nga data 26 deri me 28 qershor, vizitë kjo e cila është mundësuar nga organizata gjermane GIZ.