Vazhdon përkushtimi për tatimpaguesit – Rezultatet e para të deklarimit elektronik

Publikuar më May 17, 2012 16:30

Administrata Tatimore e Kosovës ka vazhduar përkushtimin e saj ndaj tatimpagueseve, lidhur me reformat në deklarimin elektronik të pagesave dhe tatimeve.

Me ç’rast sot ka organizuar një seminar edhe me përfaqësuesit e bankave komerciale dhe organizatat mikrofinanciare në Kosovë.
Qëllimi i këtij seminar ishte prezantimi i këtyre reformave me shembuj praktik,- se si duhet të regjistrohen tatimpaguesit në EDI dhe si bëhet deklarimi i pagesave përmes këtij sistemi. Duke potencuar se më tatimpaguesit nuk do të kenë nevojë që të humbin kohë për deklarimin e obligimeve tatimore, sepse mënyra e re do të marrë shumë më pak kohë dhe bizneset nuk do të kenë shpenzime. Kurse do të jetë edhe në të mirë të kontribuuesve pensionalë, pasi do të kufizohet në minimum mundësia e mungesës së informacionit në emër të kujt paguhen kontributet pensionale, një problem jo pak i vogël ky në të kaluarën.

Vlen të theksohet se sistemi i ri deklarimit që në hapat e parë të tij ka rezultuar suksesshëm, ku deri më tani  nga fillimi i mujit Maj janë regjistruar 6 mijë e 400 tatimpagues, pra kanë bërë regjistrimin dhe kanë marrë kredencialet që të shfrytëzojnë mënyrën e deklarimit elektronik, ndërsa kanë deklaruar deri më tani 5 mijë e 244 tatimpagues.

Synimi i ATK-së, është që të futen në sistem të deklarimit elektronik edhe tatimpagues të tjerë që aktualisht janë potencial për e e-deklarimit rreth 20 mijë tatimpagues, që kanë të punësuar dhe kanë obligimin ligjor të mbajnë në burim tatimin dhe kontributet pensionale, nga të cilët rreth 2/3 ende janë duke shfrytëzuar formën e vjetër, përmes shkarkimit të deklaratave mujore.
E nga ana tjerë, për pjesëmarrësit e seminarit për pos prezantimit për deklarimin elektronik është prezantua edhe reforma ne regjistrimin e bizneseve, një e arritur e përbashkët e Institucioneve që lehtëson të berit biznes në Kosovë, duke u ofruar mundësinë që me rastin e regjistrimit të biznesit të ri, të pajisen edhe me Numër Fiskal, aktivitet që deri më tani është kryer nga ATK, ndaras nga regjistrimi në MTI.
Në fund të prezantimit, nga pjesëmarrësit, janë parashtruar pyetje të ndryshme lidhur me deklarimin dhe pagesën përmes sistemit elektronik-EDI, ku nga prezantuesit janë ofruar përgjigjet adekuate për pyetjet e parashtruara.