Komunikatë për media – Verifikimi i mallit pa dokumentacion

Gjatë këtyre kontrolleve, kërkohet verifikimi i prejardhjes së mallit, bazuar Nenin 19 të Udhëzimit Administrativ Nr. 15/2010:

– DUD-in Doganor, i cili dëshmon se mallrat kanë kaluar përmes kufirit dhe i janë nënshtruar procedurave doganore. Në këto raste është me rëndësi të evidentohet marrësi i mallrave,

– Dokumenti i Transportit / Fletë-dërgesa – I tërë transportimi i mallrave në rrugë, duhet të shoqërohet me dokumente mbështetëse, ku janë të përshkruara të dhënat e nevojshme,

Tatimpaguesit, duhet të jenë në gjendje të dokumentojnë të gjitha mallrat nga koha e pranimit (qoftë përmes importimit, blerjes vendore apo shkëmbimit dhe mënyrave tjera) deri sa ato të jenë shitur apo të jenë sistemuar, përfshirë listën përcjellëse – dokumentacionin e shitjes.

Ditëve në vazhdim do t’ju mbajmë të informuar për rezultatet e këtyre aktiviteteve.

ATK, është e përkushtuar në maksimum që të luftoj ekonominë joformale dhe të ofrojë një ambient konkurrues të drejtë e të barabartë.